Privatesia

Rregulla dhe Kushte

  • T.N.T. Express Albania  merr përsipër të  tërheqë objektet postare nga vendodhja e përcaktuar nga Dërguesi dhe të kryejë shpërndarjen e tyre tek Marrësi. Ofruesi i shërbimit postar do të bëjë çdo përpjekje dhe do të ndërmarr çdo veprim për të arritur dorëzimin sa më shpejtë në përputhje me veprimtarinë e tij. Por, në asnjë rast nuk mban përgjegjësi për vonesën e marrjes, transportit apo dorëzimit të çdo dërgese. 
  • T.N.T. Express Albania  ka për detyrë të kthejë pranë Dërguesit objektet postare të cilat nuk tërhiqen nga Marrësi.
  • T.N.T. Express Albania  ka për detyrë të përkujdeset për të gjitha objektet postare të marra nga Dërguesi deri në dorëzimin e tyre tek Marrësi.
  • T.N.T. Express Albania  në rast të pamundësisë së dorëzimit të objekteve postare, për arsye të ndryshme,  ka të drejtë t’i mbajë ato në magazinat e veta maksimumi për 7 (shtatë) ditë nga data e marrjes në dorëzim nga vendodhja e përcaktuar nga Dërguesi, deri në statusin final të dërgesës. 
  • T.N.T. Express Albania nuk është përgjegjës për dëmshpërblim nëse dëmtimi i një objekti ndodh si pasojë e një ambalazhimi të papërshtatshëm të përmbajtjes së objektit postar nga dërguesi.
  • T.N.T. Express Albania është i detyruar të ruajë sekretin e korrespondencës, si dhe të kujdeset për trajtimin konfidencial të çdo informacioni që merr në lidhje me veprimtarinë e Dërguesit.
  • T.N.T. Express Albania detyrohet të sigurojë fshehtësinë e objekteve postare, në bazë të ligjit që rregullon mbrojtjen e të dhënave personale.”
  • T.N.T. Express Albania mban përgjegjësi mbi humbjen ose dëmtimin e dërgesave të lejuara deri në masën që e kushtëzon Rregullorja e Kompanisë TNT Express Albania. 
  • T.N.T. Express Albania nuk është përgjegjës për dëmet e shkaktuara objekteve postare nëse provon se: a) transporti i objekteve postare është kryer në përputhje me kushtet dhe termat e përgjithshëm; b) dëmtimi ka ndodhur për shkak të forcës madhore; c) dëmtimi është shkaktuar për faj ose neglizhencë të dërguesit ose si rezultat i natyrës së përmbajtjes së objektit postar; d) përdoruesit e shërbimeve postare janë siguruar me përmbajtjen e objektit postar me mashtrim, për një shumë që e tejkalon vlerën aktuale të përmbajtjes; dh) përdoruesi i shërbimeve postare nuk ka bërë reklamim brenda afatit të caktuar; e) dëmtimi ka ndodhur për shkak të veprimeve të ligjshme të organeve kompetente.
  • T.N.T. Express Albania nuk mban përgjegjësi për humbjen ose dëmtimin e dërgesave për jashtë Shqipërisë, të cilat përmbajnë të paktën një prej elementeve të mëposhtëm:
  1. Vlera monetare valutore.
  2. Mjete identitetifikimi si: pasaporta, letërnjoftime, patenta etj, të këtij lloji.
  3. Objekte me vlerë kulturore, historike, metale të çmuara etj, të këtij lloji.
  • Per cdo ankese duhet ti drejtoheni T.N.T Express Albania-s me shkrim ose me e-mail brenda 20 diteve te ofrimit te sherbimit.
  • Nëse një mosmarrëveshje ndërmjet përdoruesit të shërbimit postar dhe ofruesit të shërbimit postar nuk mund të zgjidhet nëpërmjet procedurave të ankesave, sipas nenit 37, të këtij ligji, përdoruesi, brenda 15 ditëve nga marrja e përgjigjes me shkrim të ofruesit, mund të kërkojë me shkrim nga AKEP-i të zgjidhë mosmarrëveshjen.
  • AKEP-i shqyrton të gjitha provat në dispozicion dhe, brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës, merr vendim lidhur me mosmarrëveshjen.
  • Ky vendim është i detyrueshëm për të dyja palët, nëse nuk kundërshtohet brenda 30 ditëve nga dita e marrjes dijeni në gjykatën kompetente, sipas legjislacionit në fuqi. 285. AKEP-i zgjidh mosmarrëveshjet në mënyrë transparente, të shpejtë, objektive dhe jodiskriminuese.
  • AKEP-i përcakton procedurat dhe strukturën përkatëse për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me anë të një rregulloreje, e cila publikohet në faqen zyrtare të AKEP-it.