L I G J
Nr.8530, date 23.9.1999
PER SHERBIMIN POSTAR NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE
Ne mbeshtetje te neneve 78 dhe 83 pika 1 te Kushtetutes, me propozimin e
Keshillit te Ministrave
K U V E N D I
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
V E N D O S I
KREU I
DISPOZITA TE PERGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Neni 7/1
Kompetencat e Autoritetit Rregullator te Komunikimit
Autoriteti Rregullator i Komunikimit ka keto kompetenca:
- Ky ligj rregullon ofrimin e veprimtarive postare, kushtet e kryerjes se sherbimeve
postare, rolin e shtetit ne sektorin postar, si dhe te drejtat dhe detyrat perkatese te
operatoreve dhe te perdoruesve.
Neni 2
Qellimi
Qellimi i ketij ligji eshte: - Sigurimi i ofrimit te sherbimit baze postar ne te gjithe territorin e Republikes se
Shqiperise. - Mbrojtja e interesave te perdoruesve dhe sigurimi i trajtimit te barabarte te tyre.
- Nxitja e konkurrences se lire dhe efektive ne ofrimin e sherbimeve postare.
- Nxitja e permiresimit te vazhdueshem te cilesise se sherbimit.
- Sigurimi i sekretit te korrespondences dhe trajtimi konfidencial i te gjitha te
dhenave per perdoruesin.
Neni 3
Perkufizime
Ne kuptim te ketij ligji e ne perputhje me terminologjine nderkombetare ne fushen
e postave, sipas Glosarit te percaktuar nga Bashkimi Postar i Perbotshem (UPU), termat e
meposhtme kane kuptimin qe vijon:
1.”Sherbime postare” kuptohen sherbimet e kryera kundrejt pageses per
transmetimin e objekteve te postes se letrave ose per transmetimin e kolive te adresuara,
deri ne nje peshe 30 kg secila. Gjithashtu, “sherbime postare” quhen edhe sherbimet
kundrejt pageses, qe sigurohen nepermjet mjeteve per transmetimin e objekteve postare. - “Sherbim baze postar” kuptohet pranimi, perpunimi, vijimi dhe dorezimi i
objekteve te thjeshta te postes se letrave te adresuara, deri ne 2 kg, i kolipostes se
adresuar deri ne 10 kg, sherbimi i urdher-pagesave postare dhe sherbimi per objektet e
regjistruara dhe te siguruara. Per koliposten e adresuar nderkombetare, qe hyn nga shtete
te tjere, kufiri i sherbimit baze shtrihet deri ne 20 kg. - “Objekte postare” kuptohet çdo lloj objekti, i transmetuar nga operatori postar
(objekte te postes se letrave, koliposta, urdherpagesa postare etj.). - “Transmetim” kuptohet çdo veprimtari e parashikuar per pranimin, perpunimin,
vijimin dhe dorezimin e objekteve postare tek i adresuari. - “Objekte te postes se letrave” kuptohen letrat, kartpostalet, shtypshkrimet,
literatura per te verberit, paketat e vogla. - “Objekte te thjeshta postare” kuptohet çdo objekt postar, qe nuk shoqerohet me
asnje sherbim sigurimi, regjistrimi apo sherbime te tjera speciale. - “Sherbime speciale” kuptohen sherbimi i regjistrimit, i sigurimit dhe i
regjistrimit, lajmerimmarrja, posta ajrore, sherbimi ekspres, pagimi ne çastin e dorezimit,
e prishshme, e thyeshme, per t’iu dorezuar vetem te adresuarit. - “Sherbime me vlere te shtuar” kuptohen sherbimet e tjera nga sherbimet baze
dhe sherbimet speciale, si dhe sherbimet e reja, permbushja e te cilave realizohet nga
ofruesi i sherbimit, sipas rregullave te tij te biznesit. - “Posta direkte” kuptohet nje komunikim qe ka te beje vetem me material
reklame ose marketingu dhe qe permban nje mesazh identik, me perjashtim te emrit,
adreses apo te te dhenave te tjera, te cilat nuk e ndryshojne natyren e mesazhit dhe qe i
dergohet nje numri te ndjeshem personash. Faturat, deftespagesat dhe mesazhet e tjera
joidentike nuk do te quhen poste direkte. - “Agjent postar” kuptohet nje person, fizik ose juridik, i autorizuar per kryerjen
e sherbimeve postare nga nje ofrues i sherbimeve postare. - “Rrjet postar publik” kuptohet teresia e lidhjeve teknike dhe te trafikut te
zyrave te postes dhe te sherbimeve te transportit, vene ne interes te ofrimit te sherbimeve
postare nga operatori publik i postave. - “Treg postar” kuptohet tregu i sherbimeve postare te siguruara kundrejt
pageses. - “Operator publik i postave” kuptohet çdo person juridik qe i ofron publikut
sherbimet baze postare, sipas nje marreveshjeje qe lidhet per kete qellim ndermjet ketij
personi juridik dhe Ministrit. - “Sherbime te rezervuara” nenkupton sherbimet e kryera ekskluzivisht nga
operatori publik i postave, per te permbushur detyrimin e sherbimit baze dhe qe kane te
bejne me pranimin, perpunimin, transportin dhe dorezimin e objekteve te
korrespondences se brendshme, me çmim dhe kufi peshe , sic percaktohet ne vendimin e
Keshillit te Ministrave. - “Ofruesi i sherbimit” kuptohet çdo person juridik apo fizik, i cili i ofron
publikut sherbime postare. - “Perdorues” kuptohet çdo person, fizik apo juridik, i cili perfiton nga ofrimi i
sherbimeve postare si nje dergues ose i adresuar. - “Ministri” kuptohet ministria qe mbulon veprimtarine e sherbimeve
postare. - ”Minister“,kuptohet ministri i ministrise qe mbulon veprimtarine e
sherbimeve postare.
19.”Licence individuale”kuptohet e drejta qe ijepet cdo subjekti juridik,
vendas ose te huaj, qe ploteson kerkesat e legjislacionit shqiptar per sherbimet
postare , per ofrimin e sherbimeve te tjera nga ato te rezervuara, qe perfshihen ne
sherbimin baze postar.
20.”Licence e pergjithshme “kuptohet e drejta qe i jepet cdo subjekti fizik
juridik, vendas apo te huaj,qe ploteson kerkesat e legjislacionit shqiptarper
sherbimet postare , per ofrimin e sherbimeve te tjera nga ato te rezervuara, qe nuk
perfshihen ne sherbimin baze postar.
21.”Autoriteti Rregullator i Komunikimit” kuptohet njesia qe pergjigjet
per rregullimin, ne shkalle kombetare, te veprimtarise se sherbimeve postare
Neni 4
Perdorimi i sherbimeve postare
Te gjithe shtetasit, shqiptare ose te huaj, rezidente te perhershem apo te
perkohshem ne Republiken e Shqiperise, kane te drejte te perdorin sherbimet postare, ne
menyre te barabarte, ne perputhje me dispozitat e ketij ligji.
Neni 5
Sherbimi postar nderkombetar
Sherbimi postar nderkombetar rregullohet ne perputhje me dispozitat e ketij ligji,
me konventat e organizatave nderkombetare, ne te cilat eshte anetaresuar Republika e
Shqiperise, me marreveshjet dypaleshe ose shumepaleshe, te lidhura ndermjet Ministrise
dhe ofruesve te sherbimit.
KREU II
ROLI I SHTETIT NE SEKTORIN POSTAR
Neni 6
Roli i shtetit
1.Ministria, nepermjet Drejtorise ne varesi te se ciles eshte veprimtaria e
sherbimeve postare, ushtron qeverisjen shteterore te sherbimeve postare ne
Republiken e Shqiperise duke percaktuar dhe politiken e strategjine e zhvillimit te
postave brenda kuadrit te vendosur nga ky ligj.
2.Autoriteti Rregullator i Komunikimit mbikqyr zbatimin e kuadrit
rregullator te percaktuar nga ky ligj dhe nga politikat e Keshillit te Ministrave.
3.Keshilli i Ministrave , me propozim te Ministrit dhe ne keshillim me
Autoritetin Rregullator te Komunikimit dhe shoqatat e konsumatoreve, ndermerr te
gjitha vendimet e nevojshme per permbushjen e objektivave te politikes se zhvillimit
te postave.
Neni 7
Detyrat e Ministrise
Drejtoria pergjegjese per sherbimin postar ne Ministri ushtron keto detyra: - Zhvillon Politiken e Sektorit Postar. nepermjet Strategjise dhe principeve te
zhvillimit te sherbimeve postare, hapave dhe drejtimeve per zhvillimin e
tregut dhe te infrastruktures postare dhe detyrave qe lidhen me integrimin
Evropian. - Propozon ne Keshillin e Ministrave aktet ligjore due nenligjore qe
rregullojne veprimtarite dhe sherbimet postare. - Propozon ne Keshillin e Ministrave masa qe sigurojne kryerjen e sherbimit
baze postar. - Propozon ne Keshillin e Ministrave miratimin e tarifave postare te
sherbimeve baze dhe te sherbimeve te rezervuara. - Propozon ne Keshillin e Ministrave marrjen e masave per zbatimin e
kerkesave te parashikuara ne nenin 15 te ketij ligji. - Propozon Marreveshjen me operatorin public te postave, per detyrat dhe
treguesit qe ai duhet te plotesoje per rrespektimin e detyrimeve per kryerjen
e sherbimit baze. - Ushtron kontroll mbi veprimtarine e operatorit publik te postave per
plotesimin e kushteve te marreveshjes se lidhur , per sigurimin e sherbimit
baze. - Mbledh nga operatoret dhe ofruesit e sherbimeve, qe i nenshtrohen ketij
ligji, cdo informacion te nevojshem per ushtrimin e funksioneve te veta dhe
publikon ato informacione, qe lidhen me ecurine e pergjithshme te sektorit
postar ne Republiken e Shqiperise. - Perfaqeson Republiken e Shqiperise ne Bashkimin Postar te
Perbotshem(UPU), si dhe ne organizatat dhe strukturat Evropiane dhe
rajonale pergjegjese per sherbimet postare si dhe ne nenshkrimin e
traktateve dhe te marreveshjeve nderkombetare ne fushen e postave.Ndjek
zbatimin e detyrimeve per sektorin postar qe rrjedhin nga traktatet due
marreveshjet nderkombetare, net e cilat aderon apo eshte pale Republika e
Shqiperise. - Bashkepunon me organe e pushtetit vendor per ceshtjet e sherbimit postar.
- Nxit zhvillimin e sektorit postar duke zbatuar procedurat e licencimit, ne
perputhje me legjislacionin ne fuqi. - Jep licencat ne baze te percaktimeve te ketij ligji dhe mbikqyr rrespektimin e
kushteve te licencave. - Kontrollon cilesine e sherbimeve te ofruara nga operatoret dhe kerkon qe ato
te perputhen me standardet e caktuara. - Harton dhe miraton standardet dhe kushtet teknike, ne perputhje me
rekomandimet e organizmave nderkombetare. - Kujdeset qe konkurrenca ndermjet operatoreve te postave te mbeshtetet ne
parimet e transparences , mosdiskriminimit due ndershmerise. - Zhvillon draftet e akteve normative qe rrjedhin nga ky ligj, per rregullimin.
- Kerkon nga ofruesit e sherbimeve postare te japin cdo lloj informacioni qe
mund te jete i nevojshem per performancen e funsioneve te rregullimit, duke
garantuar ruajtjen sekretit per informacionin e dhene. - Miraton kodet postare per rrjetet e operatoreve qe ofrojne sherbimin baze,
si dhe bar-kodet e objekteve postare dhe te urdherpagesave postare ne
perputhje me kerkesat nderkombetare dhe mban rregjistra te ketyre
kodeve. - Zhvillon dhe adapton standarde per percaktimin e densitetit te pikave te
aksesit per rrjetet postare me qellim qe ofrimi i sherbimit baze (numri dhe
densitetit), te jene ne perputhje me nevojat nevojat e perdoruesve. - Zhvillon metodologjine e hartimit te tarifave per sherbimin baze, e cila
paraqitet per miratim ne keshillin e Ministrave. - Autoriteti Rregullator i Komunikimit perfaqeson Republiken e Shqiperise ne
organizaten nderkombetare rregullatore te sherbimeve postare. - Cdo vit Enti Rregullator i Komunikimit pergatit dhe paraqet ne Keshillin e
Ministrave dhe ne Parlament nje raport mbi punen ne fushen e sherbimeve
postare i cili mban detyrimisht:
a.nje analize te ofrimit te sherbimit baze postar, me nje vleresim te
cilesise dhe efikasitetin e sherbimit, situaten e sherbimeve te rezervuara.
b.Nje analize te tregut te sherbimeve postare dhe perspektivat e zhvillimit
te tij.
c.raporti do te publikohet ne buletinin e ARK si dhe ne faqen e tij te
internetit.
13.Autoriteti Rregullator i komunikimit duhet te informoje publikun dhe te
drejtoje konsultime e diskutime te rendesishme publike ne lidhje me ceshtjet e
sherbimeve postare.
KREU III
SHERBIMET POSTARE
Neni 8
Objektet, veprimtarite dhe sherbimet postare
1.Objektet postare perfshijne:
a) korrespondencen: letrat, kartpostalet, shtypshkrimet, mostrat, literaturen per te
verberit, paketat e vogla;
b) koliposten;
c) telefaksin;
ç) urdherpagesat.
2.Veprimtaria postare mbulon fushat e meposhtme:
a) prodhimin, emetimin, venien ne qarkullim dhe terheqjen nga qarkullimi te
pullave postare dhe te objekteve te lidhura me to;
b) pranimin, perpunimin, vijimin dhe shperndarjen e objekteve postare.
3.Veprimtarite e percaktuara ne piken 2 shkronja “a” te ketij neni, do te ushtrohen
nga organi shteteror, qe e mbulon kete veprimtari. Veprimtarite e percaktuara ne piken 2
shkronja “b” te ketij neni, do te ushtrohen ne perputhje me dispozitat e ketij ligji, ne baze
te marreveshjes, te licences apo te lejes perkatese.
4.Veprimtarite postare te percaktuara ne piken 2 shkronja “b” te ketij neni, te cilat
ushtrohen rregullisht kundrejt nje pagese, do te tarifohen si sherbime postare.
5.Perveç veprimtarive postare te paraqitura ne piken 2 te ketij neni, operatori
publik i postave mundet, bazuar ne kontratat perkatese, te ushtroje edhe veprimtari te
tjera si:
a) sherbime financiare dhe bankare;
b) veprimtari sigurimi;
c) sherbim te transportit dhe te shperndarjes se librave dhe te gazetave;
ç) bashkepunim ne sherbimin telegrafik dhe te transmetimit te te dhenave me
operatoret qe ofrojne keto sherbime;
d) bashkepunim ne sherbimin telefonik publik nepermjet kabinave telefonike
publike me operatoret qe ofrojne keto sherbime;
dh) sherbimin e ndermjetem per qarkullimin e parave (kryerja e veprimeve bankare
per llogari te te treteve);
e) transferim parash;
e) sherbime te tjera.
Veprimtarite e siperpermendura mund te ushtrohen vetem nese ushtrimi i tyre nuk
demton standardet e ofrimit te sherbimit baze dhe nuk jane ne kundershtim me
legjislacionin, qe rregullon keto sherbime.
Neni 9
Objekte qe ndalohen te transmetohen nga posta
Ndalohet te transmetohen ne rruge postare objektet, permbajtja e te cilave bie
ndesh me legjislacionin shqiptar ne fuqi ose me marreveshjet nderkombetare, ne te cilat
shteti shqiptar eshte pale.
KREU IV
SHERBIMI BAZE
Neni 10
Sigurimi i sherbimit baze - Sherbimi baze postar duhet t’i ofrohet çdo perdoruesi, ne te gjithe territorin, me
nje çmim unik dhe te perballueshem dhe me nje cilesi te mire. Sherbimi baze postar duhet
te sigurohet per çdo dite pune, por jo me pak se 5 dite ne jave, me perjashtim te
rrethanave ose te kushteve gjeografike, qe gjykohen te veçanta nga Ministri. - Sherbimi baze postar i ngarkohet operatorit publik te postave nga Ministri, ne
emer te shtetit dhe ne baze te marreveshjes qe lidh me te, siç percaktohet ne nenin 12 te
ketij ligji. - Sigurimi i sherbimit baze postar do te realizohet brenda 2 vjetesh nga hyrja ne
fuqi e ketij ligji.
Neni 11
Sherbime te rezervuara - Operatori publik i postave qe te permbushe detyrimin e sherbimit baze postar,
duhet qe ne menyre ekskluzive:
a) te autorizohet per prodhimin, emetimin, venien ne qarkullim dhe terheqjen nga
qarkullimi te pullave postare dhe te objekteve te lidhura me to;
b) te kete te drejten e transportimit te objekteve te thjeshta te postes se
letrave te brendshme, ne peshen qe do te percaktohet ne vendimin e Keshillit te
Ministrave.Ketu perfshihen dhe objektet e postes se drejtperdrejte;
c) te kete te drejten e vendosjes se kutive postare ne vendet publike. - Ben perjashtim nga zona e rezervuar korrespondenca vetjake apo e biznesit, e
cila shperndahet vete, pa pagese dhe pa ndermjetesine e te treteve. - Kushtet e nxjerrjes se pullave postare, veçanerisht rregullimet per hartimin e
planit vjetor te nxjerrjes se pullave postare, pershkrimin, numrin e serive dhe karakterin e
tyre, percaktohen nga Keshilli i Ministrave. - Kushtet e hollesishme te zbatimit, si dhe te drejtat dhe detyrat qe rrjedhin nga
dhenia e ekskluzivitetit, sipas pikes 1 shkronjave “b” dhe “c” te ketij neni, percaktohen
ne marreveshjen qe Ministri lidh me operatorin publik te postave.
Neni 12
Rregullimi i operatorit publik te postave
1 Ne marreveshjen qe lidhet ndermjet Ministrit dhe operatorit publik te postave
percaktohen sherbimet e ofruara dhe detyrat e te drejtat e operatorit publik te postave per
sigurimin e sherbimit baze postar, qe lidhen me te drejtat ekskluzive dhene per kete
qellim. - Marreveshja lidhet me afat 20-vjeçar dhe rishihet çdo 4 vjet, me synimin per te
pasqyruar ndryshimet qe burojne nga evoluimi i tregjeve postare dhe i kushteve te
pergjithshme.
3.Ne marreveshjet do te trajtohen:
a)misioni dhe orientimet strategjike te operatorit publik te postave;
b)standardet e sherbimit dhe objektivat cilesore;
c)menyrat dhe mjetet e kontrollit te kryerjes se sherbimit;
ç)publikimin e detajeve te sherbimit baze postar per kushtet dhe pikat e aksesit, si
dhe te dendurise ne pranimin dhe shperndarjen e objekteve postare;
d)procedurat e trajtimit te reklamacioneve;
dh)objektivat financiare dhe treguesit e drejtimit;
e) parimet e vendosjes se tarifave per sherbimet e rezervuara (qe lidhen me te
drejtat ekskluzive te operatorit publik te postave), per sherbimet baze postare dhe
miratimi i tyre;
e) menyra e mbajtjes se llogarive per te siguruar transparencen e tyre;
f) plani i biznesit;
g) politika e investimeve dhe ajo kerkimore-shkencore;
gj) politika e zhvillimit te burimeve njerezore;
h) kerkesat e bashkepunimit teknik dhe te trafikut me ofruesit e tjere te
sherbimeve baze postare, per te siguruar trajtimin jodiskriminues te tyre dhe per shlyerjet
e detyrimeve reciproke;
i) te dhenat statistikore te veprimtarise dhe periodiciteti i tyre. - Kur operatori publik i postave nuk permbush kushtet e marreveshjes, Ministri,
pasi ka ndjekur gjendjen e ofrimit te sherbimit baze postar dhe ka marre te gjitha masat
per mbeshtetjen e tij, duke perfshire dhe ato te parashikuara ne nenin 33 te ketij ligji, dhe
me gjithe perpjekjet e tij nuk eshte arritur rezultati i pritshem, nderhyn ne rishikimin e
kushteve te marreveshjes ne afate me te shkurtra nga ato te parashikuara ne piken 2 te
ketij neni. Pershkrimi i detajuar i masave te mesiperme do te behet ne marreveshjen qe
lidhet me operatorin publik te postave.
Neni 13
Bashkepunimi ne sherbimin postar - Operatori publik i postave mund te perfitoje nga veprimtaria e nje
bashkepunuesi (agjenti postar) per kryerjen e sherbimeve qe i jane besuar atij. - Agjenti postar nuk mund te ushtroje veprimtari te tjera jopostare, te cilat bien
ndesh me kushtet per permbushjen e veprimtarise postare. - Autoriteti Rregullator i Komunikimit percakton kushtet me plotesimin e te
cilave, agjentit postar i jepet e drejta te perdore shprehjet “poste” dhe “postare”.
Neni 14
Veprimtarite e sherbimit - Operatori publik i postave duhet te informoje publikun per sherbimet qe
ofrohen, orarin dhe standardet e sherbimit. - Rregullat e detajuara te ofrimit te sherbimit baze postar nga operatori publik i
postave percaktohen ne “Rregulloren e sherbimit baze postar”, e cila miratohet nga
Drejtoria qe mbulon sherbimet postare.
Neni 15
Situatat e jashtezakonshme - Ministri ne koordinim me organet kompetente perkatese percakton
kushtet dhe procedurat per operimin e rrjeteve postare si dhe ofrimin e sherbimeve
postare ne kushtet e gjendjes se jashtezakonshme, te shpallur sipas dispozitave
perkatese ligjore. Ministri mund te kufizoje ose pezulloje perkohesisht ofrimin e
sherbimeve baze postare nga operatori publik i postave. - Ne rastet e specifikuara ne piken 1 te ketij neni, asnje ankese per demshperblim
ose shlyerje detyrimi nuk mund te behet kunder operatorit publik te postave. - Operatoret postare asistojne per sigurimin e sherbimeve postare ne
kushtet e gjendjes se jashtzakonshme .
4.Detyrimet e operatoreve postare dhe kerkesat e kufizimet te cilat jane te
lidhura me sigurine dhe mbrojtjen e vendit si dhe gjate krizave jo ushtarake por
natyrore, percaktohen ne licencat individuale.
KREU V
LICENCAT
Neni 16
Licencat individuale - Ofrimi i sherbimeve te tjera nga ato te rezervuara, por qe perfshihen ne
sherbimet baze postare, behet ne baze te nje licence qe jepet nga Autoriteti Rregullator
i Komunikimit..
2.Autoriteti Rregullator i Komunikimit percakton procedurat e dhenies se licencave,
permbajtjen e tyre, si dhe kushtet e modifikimit, te pezullimit dhe te revokimit te
licencave. - Dhenia e licences eshte e kushtezuar me:
a) regjistrimin e pretenduesit si person juridik ne gjykate;
b) mungesen e pengesave ligjore per te ushtruar nje veprimtari te tille;
c) angazhimin e aplikuesit per permbushjen e kerkesave themelore, qe kane te
bejne me konfidencialitetin, sigurine e rrjetit postar per mallrat e rrezikshme, mbrojtjen e
te dhenave, si dhe te kerkesave te ketij ligji dhe te akteve te tjera, ligjore e nenligjore,
perkatese;
ç) detyrimin e tyre qe te respektojne te drejtat ekskluzive qe i jepen operatorit
publik te postave;
d) zoterimin e kushteve materiale dhe teknike, te domosdoshme per ofrimin e
sherbimit. - Licenca perfshin:
a) fushen per te cilen jepet (sherbimet qe perfshihen dhe shtrirja gjeografike e
tyre, rajonale apo kombetare);
b) kohezgjatjen e licences;
c) te dhena mbi kushtet e ofrimit dhe treguesit cilesore te sherbimit;
ç) te dhena per menyrat e kompensimit, ne rastet e mospermbushjes se sherbimit
dhe trajtimi i reklamacioneve. - Licenca mund te perfshije edhe detyrime te sherbimit baze postar, ne rastet kur
Autoriteti Rregullator i Komunikimit e gjykon te nevojshme nje gje te tille per
sigurimin e ketij sherbimi. - Mosmiratimi i dhenies se licenses shoqerohet me shpjegimet perkatese.
Neni 17
Licencat e pergjithshme - Sherbimet e tjera postare, qe nuk perfshihen ne sherbimin baze postar,
ushtrohen pas dhenies se licences se pergjithshme nga Autoriteti Rregullator i
Komunikimit.
2.Procedura per dhenien e licences se pergjithshme percaktohet nga
Autoriteti Rregullator i Komunikimit.
3.Nje licence e pergjithshme mund t’i jepet nje personi fizik ose juridik, i cili:
a) ploteson kerkesat themelore te konfidencialitetit, te sigurise dhe te
mbrojtjes te se dhenave, si dhe respekton te drejtat ekskluzive qe i jepen operatorit
publik;
b) ploteson kerkesat e nevojshme, sipas legjislacionit ne fuqi, per te ushtruar
veprimtarine postare. - Ofruesi i sherbimit eshte i detyruar te njoftoje Autoritetin Rregullator te
Komunikimit per pezullimin dhe perfundimin e veprimtarise se tij, te pakten 30 dite
para marrjes se nje veprimi te tille. - Ofruesi i sherbimit duhet t’ia paraqese tarifat per dijeni Autoriteti
Rregullator te Komunikimit te pakten 15 dite para venies se tyre ne zbatim, si dhe te
jape çdo informacion qe i kerkohet nga ai per kryerjen e funksioneve te saj.
6.Nje ofrues i sherbimit, qe ofron sherbimet ne baze te nje licence
individuale, sipas nenit 16 te ketij ligji, nuk ka nevoje per licence te pergjithshme
nga Autoriteti Rregullator i Komunikimit, siç parashikohet ne kete nen.
Neni 18
Kontrolli i sherbimeve postare
1.Autoriteti Rregullator i Komunikimit do te kontrolloje permbushjen e
sherbimeve postare sipas kerkesave te ketij ligji.
2.Autoriteti Rregullator i Komunikimit percakton rregullat e detajuara per
ushtrimin e kontrollit.
3.Autoriteti Rregullator i Komunikimit detyron personat, qe ofrojne sherbimin
postar pa leje:
a) te nderpresin ofrimin e sherbimit postar dhe te paguajne gjoben perkatese;
b) te nisin procedurat per marrjen e lejes perkatese, nese kerkon te vazhdoje
veprimtarine. - Nese Autoriteti Rregullator i Komunikimit, gjate kryerjes se kontrolleve
veren devijime te dispozitave te ketij ligji, shkelje te rregullave ligjore perkatese, te
kushteve te licences individuale ,te licences se pergjithshme dhe te rregullores se
miratuar, te cilat nuk formojne veper penale, por perbejne kundervajtje administrative,
ajo duhet:
a) te vendose gjobe dhe te kerkoje nga ofruesi i sherbimit te nderprese devijimin,
duke vene nje kufi kohor per realizimin e tij;
b)te pezulloje veprimtarine e ofruesit te sherbimit;
c) te marre masa per terheqjen e licences se pergjithshme ose te propozoje
revokimin e licences individuale,
ç) te zbatoje sanksionet qe parashikohen ne dispozita ligjore te veçanta. - Ne rastin kur licenca e pergjithshme terhiqet ne baze te pikes 4 shkronja “c” te
ketij neni nuk jepet e re per tre vjet nga dita e hyrjes ne fuqi te vendimit per terheqjen. - Per rastet e kundervajtjeve administrative mbahet procesverbal nga punonjesit e
Autoriteti Rregullator te Komunikimit, te cilet propozojne marrjen e njeres prej
masave te parashikuara ne piken 4. Vendimi jepet nga Autoriteti Rregullator i
Komunikimit. - Kunder vendimit te Autoritetit Rregullator te Komunikimit mund te behet
ankim prane Ministrit brenda 10 diteve nga dita e njoftimit te vendimit. Ministri
brenda 30 diteve duhet te shprehe qendrimin e tij per kete vendim. Kunder
vendimit te Ministrit mund te behet ankim ne gjykate brenda 5 diteve nga dita e
njoftimit te tij , ne perputhje me Kodin e Procedures Civile,kreu”Gjykimi
imosmarreveshjeve administrative”.
KREU VI
KONTRATA E SHERBIMIT POSTAR
Neni 19
Plotesimi i kushteve te kontrates - Ne perputhje me kontraten e sherbimit postar, operatori publik i postave eshte i
detyruar te pranoje, te perpunoje, te vijoje dhe te shperndaje tek i adresuari çdo objekt
postar qe i pergjigjet kerkesave te paraqitura ne dispozitat ligjore perkatese, standardet
dhe rregulloret e sherbimit. Operatori publik i postave mund te kundershtoje plotesimin e
kontrates vetem ne rastet e percaktuara ne pikat 2 dhe 3 te ketij neni. - Operatori publik i postave eshte i detyruar te refuzoje plotesimin e kontrates
per çdo sherbim qe perfshihet ne fushen e veprimtarise se tij nese:
a) marrja persiper e detyrimit bie ndesh me “Rregulloren e sherbimit baze postar”
apo me marreveshjet nderkombetare;
b) permbajtja e objektit ne menyre te dukshme demton ose rrezikon jeten,
shendetin, teresine trupore ose mjedisin;
c) objekti nuk ploteson specifikimet, te cilat lidhen me objektet qe i nenshtrohen
shperndarjes se kushtezuar. - Objektet postare qe permenden ne piken 2 te ketij neni dhe kushtet e postimit
te tyre do te pershkruhen dhe do te percaktohen nga operatori publik i postave ne
rregulloret e tij te sherbimit. Gjithashtu, operatori publik i postave merr masat e duhura
per publikimin e tyre. - Operatori publik i postave mund te mos pranoje te lidhe nje kontrate nese:
a) ofrimi i sherbimit eshte pezulluar ose kufizuar ne perputhje me nenin 15 te
ketij ligji;
b) per arsye qe dalin jashte sferes se veprimtarise se tij, nuk zoteron kushtet e
operimit te domosdoshem per sigurimin e sherbimit. - Ne pranimin e objekteve me vendmberritje jashte kufijve te Republikes se
Shqiperise, operatori publik i postave eshte i detyruar te paralajmeroje derguesin per
ndonje ndalim apo kufizim per importet, qe eshte ne fuqi ne shtetin e mberritjes te te
adresuarit ose ne shtetet tranzite e qe ndikojne ne objektet ne dalje.
Neni 20
Pranimi - Pranimi i nje objekti ose marrja persiper e nje sherbimi nenkupton lidhjen e nje
kontrate ndermjet operatorit publik te postave dhe perdoruesit. - Vendosja e nje objekti ne nje kuti postare te instaluar nga ofruesi i sherbimit
per kete qellim, ose ne nje pajisje tjeter, qe i sherben po ketij qellimi, eshte e
barazvlefshme me pranimin e ketij objekti. - Pranimi nje objekti te regjistruar (objekte te postes se letrave, te pranuara ne
perputhje me sherbimet speciale te regjistrimit, te regjistrimit dhe deklarimit te vleres,
koliposta, letra dhe koliposta te postuara me vlere te deklaruar, telefaks dhe
urdherpagese) quhet i realizuar kur objekti merret ne dorezim nga operatori publik i
postave, i cili, ne te njejten kohe, i jep derguesit nje deftese pranimi. - Nje leter dhe nje koliposte mund te postohet me nje deklarate te vleres, e cila
eshte e kufizuar ne trafikun e brendshem dhe te jashtem, nderkohe qe, nese objekti ka si
vendmberritje nje shtet te huaj, deklarata e vleres nuk mund te kaloje kufirin e percaktuar
nga vendi i mberritjes dhe te bere te njohur publikisht ne rregulloret perkatese. - Pranimi i parave per t’u derguar me poste quhet i realizuar me marrjen ne
dorezim te parave nga ofruesi i sherbimit dhe dhenien prej tij te pjeses se njoftimit te
transferimit, i cili verteton marrjen ne dorezim. Pjesa tjeter e njoftimit te transferimit, qe i
mbetet operatorit publik te postave, do te trajtohet si nje objekt i regjistruar.
Neni 21
Detyrimi - Detyrimi per sherbimin postar duhet te paguhet, ne perputhje me dispoziten
perkatese te rregullores se sherbimit, me ane te pullave postare, ne nje menyre tjeter te
vertetuar ose me para ne dore. Ne rastet e specifikuara ne rregulloret e sherbimit, detyrimi
mund te paguhet me dorezimin e objektit. - Objektet e postes se letrave te organeve shteterore dhe te pushtetit gjyqesor,
meqenese jane dokumente zyrtare, mund te postohen si objekte te regjistruara, duke
perdorur njoftimin e dorezimit te hartuar per kete qellim, nese, mbeshtetur ne
legjislacionin perkates, marrja ne dorezim e dokumentit sherben si baze per llogaritjen e
nje kufiri kohor, fillimi apo perfundimi i te cilit eshte subjekt i pasojave ligjore, ne
perputhje me ligjin. - Ne rastin e mospermbushjes se kontrates se sherbimit postar, perfshire edhe
humbjen e objektit, operatori publik i postave eshte i detyruar te ktheje detyrimin e
paguar. Operatori publik i postave nuk eshte i detyruar te ktheje, ne raste te tilla,
detyrimin e paguar per objektet e thjeshta.
Neni 22
Vijimi - Operatori publik i postave eshte i detyruar te vijoje, ne menyre te sigurte,
objektet e pranuara. - Operatori publik i postave eshte i lire te zgjedhe rrugen dhe menyren e
transportimit te objekteve, me perjashtim te postes ajrore, e cila duhet te vijohet si e tille.
Neni 23
Dorezimi - Objektet postare, me perjashtimin e bere ne pikat 2 dhe 3 te ketij neni, duhet t’i
dorezohen te adresuarit ne vendin e treguar nga derguesi (me poshte referohet: adresa).
Ne rastin e personave juridike, perfaqesues i tyre autorizohet te marre ne dorezimin
objektet e adresuara per to. - I adresuari privat ose perfaqesuesi i permendur ne piken 1 te ketij neni mund te
autorizoje te tjeret per te marre ne dorezim objektet postare. - Operatori publik i postave mund t’i dorezoje nje objekt te adresuar nje personi
privat, nese derguesi nuk ka dhene ndonje instruksion tjeter, nje marresi zevendesues (nje
person i caktuar, i cili mund te marre persiper objektet per te adresuarin pa autorizim,
duke patur te njejtat te drejta si i adresuari) ose ta dorezoje ate terthorazi, siç percaktohet
ne piken 4 te ketij neni. - Operatori publik i postave do t’ia dorezoje nje objekt postar ne vend te te
adresuarit nje marresi te autorizuar (dorezim terthor), duke shkarkuar pergjegjesine ne
adresen e dhene, e cila eshte ajo e nje:
a) njesie ushtarake;
b) vendit te vuajtjes se denimit dhe ato te edukimit;
c) institucioni shendetesor ose te perkujdesjes sociale;
ç) hoteli, konvikti punonjesish ose studentesh;
d) personi juridik. - Ne vend te adreses se treguar nga derguesi, nje objekt mund te dorezohet ne
zyren e operatorit publik te postave, nese:
a) derguesi ose i adresuari kane dhene instruksione te tilla;
b) asnje person i caktuar per te marre objektet nuk eshte gjetur ne adresen e
treguar nga derguesi;
c) dorezimi ne adrese kufizohet nga natyra dhe percaktimet per vleren e disa lloje
objektesh. - Nje objekt i paregjistruar mund te dorezohet, duke e vendosur ate ne nje kuti
postare, private ose ne nje grup kutish te vena ne adresen e treguar. - Nje objekt i regjistruar mund te dorezohet duke perdorur kuti postare, ne rastin
kur ka deshtuar perpjekja e pare per ta dorezuar ate dhe, megjithese operatori publik i ka
lene te adresuarit nje njoftim per objektin ne fjale, perpjekja e perseritur per te dorezuar
objektin ne kohen e percaktuar ne njoftim, gjithashtu, nuk eshte realizuar.
Neni 24
Rastet kur objekti vleresohet i padorezueshem - Nje objekt quhet i padorezueshem nese:
a) per shkak te arsyeve, qe nuk varen nga operatori publik i postave, objekti, pasi
eshte mbajtur per nje muaj ne dispozicion te marresit, ne perputhje me rregulloret e
sherbimit dhe nuk eshte realizuar dorezimi i tij marresit, nuk mund te dorezohet tek i
adresuari ose te kthehet te derguesi;
b) detyrimi per t’u paguar nuk ka qene paguar as nga derguesi, as nga marresi. - Ne rastet e percaktuara ne piken 1 te ketij neni, ofruesi i sherbimit eshte i
detyruar te ruaje objektin deri ne 1 vit nga data e postimit te tij. - Operatori publik i postave, ne rastin kur nuk ka mundesi, gjate periudhes se
ruajtjes, te dorezoje apo te ktheje objektin, atehere, pas nje viti, ai ka te drejte:
a) te shese objektin dhe te paguaje shumen e fituar ne kete menyre, pas zbritjes se
detyrimit dhe shpenzimeve te veta, ne perfitim te shtetit;
b) te paguaje shumen ne fitim te shtetit, ne rastin e parave te derguara me poste;
c) te ktheje dokumentin e perfshire ne objekt, te hartuesi i tij;
ç) te asgjesoje objektin, nese nuk shitet.
Neni 25
Marredheniet me doganen - Operatori publik i postave do t’i paraqese autoritetit doganor per inspektim, ne
prani te perfaqesuesit te vet, objektet qe vijne nga jashte dhe ato qe dergohen per jashte
dhe qe jane objekt i kontrollit doganor. - Objektet e parashikuara ne piken 1 te ketij neni qe vijne nga jashte, do te
vijohen nga ofruesi i sherbimit, ne perputhje me dispozitat ligjore perkatese, ne zyren e
doganes perkatese, vendosja e se ciles percaktohet me marreveshje te veçante me
autoritetin doganor.
3.Operatori publik i postave do t’ia ktheje derguesit objektet e papershtatshme per
zhdoganim, me perjashtim te rastit kur derguesi jep instruksion tjeter ose rregullat
doganore parashikojne ndryshe.
Neni 26
Pergjegjesia per plotesimine kontrates se sherbimit postar - Operatori publik i postave mban pergjegjesi per permbushjen e kontrates se
sherbimit postar, perfshi demtimin qe i eshte shkaktuar objektit, mungesen e permbajtjes,
humbjen, si dhe vonesen e tij, ne perputhje me rregullat e sherbimit, duke lejuar
perjashtimet e bera ne kete ligj.
2.Ne trafikun nderkombetar do te zbatohen rregullat e marreveshjeve
nderkombetare, ne te cilat eshte pale dhe Republika e Shqiperise. - Ne lidhje me pagesat nepermjet sherbimit te urdherpagesave, brenda dhe jashte
vendit, operatori publik i postave mban pergjegjesi per ate shume per te cilen provohet
me dokumente, se nuk eshte kryer shlyerja. - Operatori publik i postave, ne baze te rregulloreve qe mbulojne fushen e
veprimtarise se tij ose nga dispozita te veçanta te kontrates, mund te marre persiper
detyrime me te medha pergjegjesie. - Per demet e shkaktuara ndryshe nga ato qe jane parashikuar ne kontrate, sikurse
dhe per demet e shkaktuara me qellim, nga pakujdesia ose nga nje akt kriminal, operatori
publik i postave mban pergjegjesi ne perputhje me dispozitat e Kodit Civil.
Neni 27
Rastet e perjashtimit nga pergjegjesia - Operatori publik i postave nuk mban pergjegjesi ne fushen e sherbimit postar:
a) per ndonje dem si rezultat i dorezimit te gabuar, humbjes, demtimit ose
shkaterrimit te nje objekti te thjeshte postar;
b) nese demi lidhet me karakteristika te brendshme, te cilat s’mund te shquhen nga
jashte, me paketim te papershtatshem ose rezulton nga nje adrese e pamjaftueshme;
c) nese demi eshte rezultat i nje shkaku te pashmangshem, qe bie jashte fushes se
veprimit te ofruesit te sherbimit dhe do te ndodhte edhe po qe se objekti do te ishte ne
doren e porositesit. - Ne rastin e dorezimit terthorazi, dorezimi i objektit kalon pergjegjesine nga
operatori publik i postave te marresi ne dorezim. Marresi ne dorezim merr persiper ndaj
te adresuarit pergjegjesine me te cilen ngarkohej dorezuesi.
Neni 28
Masa e demshperblimit - Operatori publik i postave eshte i detyruar te demshperbleje per humbje te
vleres se nje objekti vetem ne perputhje me specifikimet e paraqitura nga pika 2 deri ne
piken 6 te ketij neni. - Operatori publik i postave eshte i detyruar te paguaje demshperblim ne rastin e
humbjes ose te shkaterrimit:
a) te letrave ose te kalipostave te siguruara;
b) te objekteve te siguruara dhe te regjistruara te postes se letrave, te objekteve te
regjistruara te postes se letrave, te telefaksit ose te kolipostes;
c) te urdherpagesave postare. - Ne rastin e objekteve te percaktuara ne piken 2 shkronja “a” te ketij neni, masa
e pergjithshme e demshperblimit do te jete e barabarte me deklarimin e vleres, siç eshte
treguar nga derguesi. Kufiri maksimal i demshperblimit, per çdo dem te shkaktuar
objekteve te permendura ne piken 2 shkronja “a”, eshte i njejte si me siper. - Ne rastin e objekteve te percaktuara ne piken 2 shkronja “b” te ketij neni, masa
e pergjithshme e demshperblimit do te percaktohet ne perputhje me “Rregulloren e
sherbimit baze postar”. Kufiri maksimal i demshperblimit ne rast demtimi te objekteve te
percaktuara ne piken 2 shkronja “b” te ketij neni, eshte e njejte si me siper. - Ne rastin e objekteve te percaktuara ne piken 2 shkronja “c”, masa e
demshperblimit do te jete e barabarte me vleren e plote te urdherpageses. - Per sherbimin nderkombetar masa e demshperblimit do te percaktohet ne
mbeshtetje me konventat nderkombetare dhe ne perputhje me “Rregulloren e sherbimit
baze postar”.
Neni 29
Reklamacionet - Afati i ankimit per demshperblim ndaj ofruesit te sherbimit, me perjashtim te
rasteve te parashikuara ne nenin 26 pika 4 te ketij ligji, humbet per nje vit duke filluar 15
dite pas dates se postimit. - Operatori publik i postave mund te kerkoje pagimin e tarifes se sherbimit, sipas
afatit te percaktuar ne kontraten e lidhur per sigurimin e ketij sherbimi.
KREU VII
KONFIDENCIALITETI
Neni 30
Ruajtja e sekretit - Ofruesi i sherbimit eshte i detyruar te ruaje sekretin e korrespondences, sekretin
individual, sekretin e veprimtarise, qe i behet i njohur gjate permbushjes se kontrates, si
dhe kujdeset per trajtimin konfidencial te çdo informacioni vetjak. - Detyrimi i ruajtjes se sekretit eshte i njejte per ofruesin e sherbimit, per te gjithe
punonjesit e tij, si dhe per çdo njeri tjeter qe ka dijeni per sekretet individuale ose
hollesite vetjake, si rezultat i sherbimit postar. Kur zbulohet dhunimi i nje sekreti vetjak,
personat pergjegjes mbajne pergjegjesi ne perputhje me dispozitat ligjore. - Detyrimi per ruajtjen e sekretit, siç percaktohet ne piken 2 te ketij neni, do te
zbatohet edhe pas perfundimit te sherbimit postar, si dhe pas nderprerjes se
marredhenieve perkatese te punesimit, ndermjet ofruesit te sherbimit dhe punonjesit.
Neni 31
Mbrojtja e te dhenave - Bazuar ne detyrimin per ruajtjen e sekretit, ofruesit te sherbimit, me
perjashtimet e bera ne rastet e percaktuara ne piken 2 te ketij neni, i ndalohet:
a) te hape nje objekt postar te mbyllur ose te njihet me permbajtjen e tij pa e hapur
objektin;
b) t’u jape te treteve te dhena me te cilat ai eshte njohur gjate permbushjes se
sherbimit, me perjashtim te derguesit, te adresuarit dhe personit te caktuar per te marre
objektin ne dorezim;
c) ta dorezoje objektin te te tretet, me qellim njohjen e permbajtjes se tij;
ç) te informoje te tretet rreth permbushjes se sherbimit, perveç derguesit, te
adresuarit dhe personit te caktuar per te marre objektin ne dorezim. - Ofruesi i sherbimit mund te hape nje objekt postar te mbyllur ose te shqyrtoje
permbajtjen e nje objekti postar te hapur nese:
a) per shkak te mungeses se adreses, objekti nuk mund te dorezohet apo te kthehet
dhe per dorezimin eshte e nevojshme te njihet adresa e te adresuarit ose e derguesit;
b) paketimi ose mbulimi i objektit eshte demtuar ne ate mase qe per t’u mbrojtur
permbajtja e tij, eshte i nevojshem ripaketimi i cili nuk mund te behet pa hapjen e
objektit;
c) eshte e nevojshme per te kontrolluar zbatimin e kerkesave per tarifat, ne rastet e
objekteve te transmetuara me tarifat e reduktuara;
ç) eshte e nevojshme per te parandaluar demtimin e personave ose te prones. - Hapja e nje objekti do te behet nga nje komision, i cili eshte i detyruar te mbaje
procesverbal per proceduren e hapjes dhe per masat qe duhen marre. Nese nuk mund te
ngrihet nje komision i tille, hapja mund te realizohet ne pranine e nje personi te pushtetit
vendor. Fakti i hapjes duhet te tregohet mbi objekt, dhe, nese eshte e mundur (per
shembull, emri dhe adresa e derguesit njihet), derguesi duhet njoftohet per hapjen dhe per
arsyet e kesaj hapjeje. - Ndalimet e parashikuara ne piken 1 shkronjat “b”, “c” dhe “ç” te ketij neni, nuk
do te zbatohen nese veprimet e kryera ne to jane te domosdoshme per ndjekjen e nje
kundervajtjeje administrative ose te nje vepre penale. - Ne lidhje me konfiskimin, rezervimin apo sekuestrimin e objekteve postare do
te zbatohen rregullat e Kodit te Procedures Penale.
KREU VIII
KUNDERVAJTJET ADMINISTRATIVE
Neni 32
Rastet e kundervajtjeve
Denohen si kundervajtje administrative, te kryera nga nje person fizik ose juridik
kur nuk perbejne veper penale, shkeljet e meposhtme: - Transmetimi i objekteve postare pa licence apo pa leje, siç parashikohet ne
dispozitat e ketij ligji. - Mosrespektimi i kushteve te licences apo te lejes, te parashikuara perkatesisht
ne nenet 16 dhe 17 te ketij ligji. - Shkelja e kerkesave te ketij ligji per konfidencialitetin, sigurine dhe mbrojtjen e
te dhenave. - Mosrespektimi i te drejtave ekskluzive te operatorit publik te postave, sipas
parashikimeve te ketij ligji. - Mosparaqitja ne Drejtorine qe mbulon sherbimet postare te informacioneve
te nevojshme, qe kjo e fundit te kryeje funksionet e veta te parashikuara ne nenin 7 pika 9
te ketij ligji.
Neni 33
Masa e gjobes - Kundervajtjet administrative do te ndeshkohen krahas masave te parashikuara
ne nenin 18 pikat 3 dhe 4 te ketij ligji, me gjobe ne masat si vijon:
a) Per kundervajtjet administrative sipas nenit 32 pikat 1, 3 dhe 4, ne masen pese
deri ne dhjete here te shumices se pageses per marrjen perkatesisht te licences apo te
lejes.
b) Per kundervajtjet administrative sipas nenit 32 pika 2, ne masen dy deri ne pese
here te shumes se pageses per marrjen, perkatesisht, te licences apo te lejes.
c) Per kundervajtjet administrative sipas nenit 32 pika 5, ne masen dy here te
shumes se pageses per marrjen perkatesisht te licenses apo te lejes. - Denimi me gjobe dhe masa e saj vendosen nga Autoriteti Rregullator i
Komunikimit. Ndaj ketij vendimi mund te behet ankimi, sipas parashikimit ne nenin 18
pika 7 te ketij ligji. - Per zbatimin e kerkesave te ketij neni, Autoriteti Rregullator i Komunikimit
bashkepunon me organet perkatese. Te ardhurat nga gjobat kalojne ne Buxhetin e
Shtetit.
KREU IX
DISPOZITA PERFUNDIMTARE
Neni 34
Mbeshtetja e sherbimit baze
Sherbimi baze postar, mbajtja dhe zhvillimi i tij sigurohen ne rast nevoje edhe me
mbeshtetje nga shteti ne fushen investuese apo ne dhenien e kredive me kushte
lehtesuese.
Neni 35
Marredheniet me pushtetin vendor
Ne planet e zhvillimit bashkiak dhe rajonal, operatori publik i postave
bashkepunon me organet e pushtetit vendor per krijimin e mundesive per vendosjen e
ndertesave dhe te pajisjeve qe i sherbejne sigurimit te sherbimeve baze, si dhe te
lehtesive per reduktimin ose faljen e detyrimeve per perdorimin e hapesirave publike,
detyrimin per vendosjen e kutive postare ne ndertesa dhe ne vendbanimet private, si dhe
administrimin e sistemit te adresave.
Neni 36
Perdorimi i simboleve - Operatori publik i postave do te caktohet ekskluzivisht per te perdorur
emblemen e postes. - Operatori publik i postave, me miratimin e Ministrit, mund te urdheroje
perdorimin e uniformes nga punonjesit e vet.
Neni 37
Akte qe shfuqizohen
Me hyrjen ne fuqi te ketij ligji, ligji nr.5841, date 20.2.1979 “Per sherbimet
postare dhe te telekomunikacioneve”, si dhe te gjitha aktet e tjera nenligjore, qe bien
ndesh me dispozitat e ketij ligji, shfuqizohen.
Neni 38
Hyrja ne fuqi
Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.